Një debat i tensionuar ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ku protagonistë ishin Labinoti dhe Sasa. Situata u ndez kur Labi i kërkoi llogari Sarës për pjesëmarrjen e saj në reality show, duke e vënë në pikëpyetje rolin e saj publik.
Sipas Labit, Sasa nuk duhej të ishte pjesë e Big Brother, pasi sipas tij, ajo mban post publik dhe është përfaqësuese e qytetarëve. “Ti ke kërku vota te populli, për me i mbrojt dhe me ngrit zërin e popullit. Çka lyp ti këtu? Je asambliste”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Megjithatë, Sasa reagoi menjëherë, duke e mohuar kategorikisht pohimin e Labit. Ajo tha se nuk është më pjesë e asamblesë dhe se në zgjedhjet e fundit këtë post e ka humbur. Për këtë arsye, sipas saj, pjesëmarrja në Big Brother nuk cenon asnjë përgjegjësi institucionale.
