Modelja e njohur shqiptare Anisa Mukaj ka vite që është larguar nga Shqipëria. Ajo ka zhvilluar karrierën jashtë vendit tone duke njohur suksese ndërkombëtare teksa prej kohësh jeton përtej oqeanit.
E duket se Anisa po bën realitet ëndrrat jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën personale. Në një intervistë në vendin tone kohë më pare ajo u shpreh se është beqare dhe se do donte dike në krahë.
E si duket e ka gjetur të duhurin. Anisa është në lidhje dashurie me Miguel Lua, menaxherin e super yllit Maluma.
Ajo poston shpesh foto me të në mediat sociale teksa së fundmi Miguel i ka bërë edhe një urim të ëmbël për ditëlindje modeles. Teksa ka postuar një foto krah saj, Miguel shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.”