Çifti i njohur i TikTok do t’i bashkohet spektaklit të “Big Brother VIP”?

Pranvera, një nga influencueset shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ka ngjallur kureshtje pas një sesioni pyetjesh në Instagram.

Një fans e pyeti drejtpërdrejt nëse ka mundësi ta shohim në Big Brother VIP Kosova, dhe përgjigjja e saj ishte intriguese: “Hmm”, duke etiketuar edhe partnerin e saj.

Megjithatë, kur iu bë një tjetër pyetje për rikthimin në ekran, përgjigjja e Pranverës ishte e prerë: “JO! Nuk është në planet e mia për momentin ”.

Pranvera dhe Marjani, të cilët disa muaj më parë u bënë prindër të djalit të tyre, Janin, duket se aktualisht e kanë fokusin tek familja.

Pavarësisht kësaj, fansat vazhdojnë të spekulojnë për një pjesëmarrje të mundshme të çiftit në reality show-n më të ndjekur në Kosovë.


Shtuar 9.09.2025 16:29