Çifti i njohur i japin fund martesës pas 10 vitesh (FOTO LAJM)

Prezantuesja Michelle Hunziker dhe sipërmarrësi Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesa së tyre pas 10 vitesh. Lajmin e kanë bërë me dije vetë ata përmes një deklarate të përbashkët duke konfirmuar spekulimet që qarkullonin prej kohësh. Dyshja kanë dy vajza, 9 dhe 7 vjeç, të cilat do të jetojnë me nënën e tyre.

“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private.

Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë”, thanë ata. Ndërkohë sa i përket arsyes së ndarjes, nuk është e ditur.

 

Shtuar 18.01.2022 14:04