Cher: I dashuri më tha ‘të dua’ që pas takimit tonë të parë

Cher së fundmi ka reflektuar për marerëdhënien dyvjeçare që ka patur me Gene Simmons.

Këngëtarja dhe aktorja, e cila ishte në lidhje me muzikantin e KISS nga viti 1977 deri në vitin 1979, së fundmi është ndjerë nostalgjike dhe ka zbuluar në kujtimet e saj kur Simmons, deklaroi dashurinë e tij për të pas vetëm një takimi.
Cher tregon se dyshja u njohën kur ajo ishte e ftuar në një pritje për Gerald Ford që po mbahej nga kreu i labelës së saj diskografike, Neil Bogart. Kur ajo u prezantua me Simmons, ajo e ngatërroi atë me aktoren britanike Jean Simmons. Në fund të natës, asaj i bëri “përshtypje”.


Shtuar 27.11.2024 15:16