Çfarë po ndodh? Teze Albërija na tregoi papritur Beatrixin të veshur nuse (FOTO LAJM)

Albërije Hadërgjonaj ka qenë e para që ka shpërndarë në InstaStory disa foto të mbesës së saj Beatrix të veshur nuse. Më pas rrjeti dhe fanpage-e Beatrix janë mbushur me këto foto.

Ajo shihet me fustan, një kordele të bardhë me gurë në flokë teksa mban lule në dorë. Këngëtarja shfaqet e buzëqeshur ndonëse nuk ka zbuluar se çfarë po përgatit. Duke hequr opsionin se ajo po martohet, dy janë mundësitë: ose një videoklip i ri ose një set fotografik.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale.

Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka deikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.

Pak ditë më parë Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.