showbiz

Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital

Këngëtarja Jessie J, ka zbuluar se është dërguar sërish në spital, gjashtë javë pas një operacioni për kancer në gji, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila njoftoi më parë se kanceri ishte zbuluar herët nga mjekët, ishte në periudhë rikuperimi që nga operacioni i saj në qershor.

Të lidhura

None found

Por përmes një postimi në “Instagram” ditën e  djeshme, ajo bëri të ditur se është shtruar sërish në spital, ku më vonë mjekët i konfirmuan se ka një infeksion.

Jessie J, ndau një foto nga shtrati i spitalit, ku shihej një kanulë infuzioni në dorë. Ajo pranoi se kjo periudhë pas operacionit ka qenë një nga kohët më të vështira për të, veçanërisht në aspektin emocional, shkruan DailyMail.

“Ja si i kalova 24 orët e fundit:Gjashtë javë pas operacionit dhe u ktheva në të njëjtën dhomë ku isha pas operacionit. Nuk ishte as e planifikuar, as e pritur”, shkroi ajo.

Më tej ajo tregoi: ”Kisha – dhe ende kam – simptoma që tregonin për një mpiksje gjaku në mushkëri. Faleminderit Zotit nuk është mpiksje! Më bënë shumë analiza, dhe u zbulua se kam një infeksion (ende nuk dihet saktë çfarë) dhe pak lëng në mushkëri”.

“Po e kam të vështirë të marr frymë thellë, por u largova vetë nga spitali mbrëmë (nuk e duroj dot të jem aty) dhe do ta vazhdoj trajtimin si paciente ambulatore”.

Në një postim të dytë, Jessie shtoi: “E di që ka shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën gjë, ose diçka të ngjashme, dhe mund të mos bien dakord me atë që them – dhe kjo është në rregull.

Por për mua, dita e operacionit ishte fizikisht pika më e vështirë e gjithë kësaj rruge. Rikuperimi nuk është as i lehtë, as i shpejtë. Ndërsa emocionalisht ka qenë sfida më e madhe”.

“Si nënë e një fëmije të vogël, të mos jem në gjendje të jem nëna që jam zakonisht ka qenë shumë e vështirë.

Po ashtu, të detyrohem të ndryshoj të gjitha planet për karrierën time këtë vit, pas kaq shumë pune për t’u rikthyer, ka qenë shumë zhgënjyese. Por kjo është jeta.

Dhe mos më keqkuptoni – lajmi që nuk ka më kancer ishte fantastik. Por ky rezultat nuk e bëri fare më të lehtë rikuperimin fizik nga operacioni”.

Në postimin e fundit, Jessie u shpreh se kjo përvojë i ka kujtuar se duhet të ngadalësojë ritmin dhe të kujdeset më shumë për veten.

“Është një kujtesë për veten time që të ngadalësoj, edhe pse ndjehem sikur tashmë po lëviz me ritmin e një breshke. Ky nuk është një rikuperim i shpejtë – dhe as që duhet të jetë.

Si një grua e pavarur, me energji pa fund dhe me sindromën ‘mundem vetë gjithmonë’, kjo ka qenë një goditje. E dua lëvizjen, punën dhe aktivitetin, por tani nuk mundem – dhe kjo është realiteti.

Por po gjej forcë në faktin se gjithçka mund të përshtatet me këtë ritëm të ri, me ndihmën e rrethit tim të vogël të mbështetjes. Ju e dini kush jeni – faleminderit!”.

Me ironi të lehtë ajo shtoi: ”Trupi dhe imuniteti im më thanë:‘Ulu pak, budallaqe!’”.

Në qershor, Jessie kishte ndarë një postim tjetër ku tregonte se sapo kishte hequr drenën pas operacionit dhe po përpiqej të përshtatej me ndryshimet trupore.

“Tani jam unë dhe gjoksi im i çuditshëm duke u përpjekur të gjejmë si të vishemi. Ana e majtë më sheh si të më thotë ‘je mirë, zemër’”?

Në atë kohë, ajo kishte treguar se në momentin që mori lajmin për diagnozën, kishte kaluar menjëherë në “modalitet mbijetese”, duke mos pasur kohë të përpunonte emocionalisht situatën për shkak të përgjegjësive të shumta.

“Nuk e kisha menduar as largimin emocional nga pjesa e trupit që humba. Tani po më kapin vonë ndjenjat – pak zhgënjim që nuk i thashë më mirë lamtumirë. Tingëllon çuditshëm, por kështu po ndihem tani”.

Edhe pse më parë kishte lënë të kuptohej se ishte pa kancer, Jessie sqaroi se ky mesazh ishte keqinterpretuar.

Ajo shtoi: ”Ndonëse po lutem për lajme të mira, fatkeqësisht ende nuk mund të konfirmoj se kanceri është zhdukur plotësisht”.

të fundit

Shiroka Pula zhvillon takim me ambasadoren kroate, në fokus thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me…

4 minutes ago

Në dhjetor rikthehet Big Brother VIP në Top Channel: “Shumë kanë hyrë në atë derë…

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të rikthehet në ekranin e madh të Top Channel, në muajin…

6 minutes ago

Ngrihet aktakuzë në Gjakovë për vjedhje me dhunë prej 7,660 eurosh nën kërcënimin e një thike

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i cili dyshohet për kryerjen e veprës…

10 minutes ago

Dënim prej 18 vjetësh burg për Ilir dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e policit Triumf Riza

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me nga 18 vjet burgim Ilir Abdullahun dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje…

15 minutes ago

Fire at Skopje’s “8 Shtatori” hospital forces evacuation of Orthopedics patients, but causes only material damage

Nga spitali "8 Shtatori" njoftojnë se sot, më 20 nëntor 2026, rreth orës 10:35 të mëngjesit, punonjësit në katin e…

15 minutes ago

Ardian Gjini pret në takim Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në…

15 minutes ago