Këngëtarja britanike Jessie J u detyrua të ndërpresë për pak çaste koncertin e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.
Situata ndodhi gjatë performancës pranë Londrës, duke bërë që këngëtarja t’u kërkonte të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos e përshkallëzonin konfliktin.
None found
Jessie J reagoi menjëherë nga skena, duke iu drejtuar personave të përfshirë në sherr dhe pjesës tjetër të publikut.
“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.
Këngëtarja u bëri thirrje të pranishmëve të mos përgjigjeshin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq. Megjithatë, konflikti nuk u qetësua menjëherë.
Për të rikthyer normalitetin dhe për të vijuar koncertin, Jessie J kërkoi që personat e përfshirë në përleshje të nxirreshin nga salla.
“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha këngëtarja.
Pas ndërhyrjes së saj, performanca vijoi. Reagimi i Jessie J u prit mirë nga publiku, ndërsa këngëtarja zgjodhi ta ndërpresë përkohësisht shfaqjen për të vendosur nën kontroll situatën dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…