Çfarë ndodhi? Prishet miqësia mes Londrimit dhe Benitës?

Londrim Mekaj, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.

Fitorja e tij, e shpallur të premten, u prit me reagime të shumta pozitive nga publiku, ndërsa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Londrimi u dallua për marrëdhënie korrekte dhe përgjithësisht të mira me pjesën më të madhe të konkurrentëve. Një nga raportet më të komentuar ishte ai me Benita Zena, me të cilën ndërtoi një miqësi që, ndonëse u shoqërua me debate dhe mospajtime të herëpashershme, u perceptua si e sinqertë.

Megjithatë, pas daljes nga formati, duket se dinamika mes tyre ka ndryshuar. Vëzhgimet e fundit në rrjetet sociale tregojnë se Londrimi nuk e ndjek më Benitën në Instagram, ndërsa ajo vazhdon ta ketë ende në listën e ndjekjeve. Ky detaj ka mjaftuar për të ngritur dyshime dhe për të nxitur diskutime mes ndjekësve të tyre.

A është ky një sinjal i një krisjeje në miqësi, apo thjesht një veprim i momentit? Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.

Në të njëjtën kohë, Londrimi ka ndërmarrë edhe një tjetër veprim që ka tërhequr vëmendje: ai ka fshirë të gjitha fotografitë nga profili i tij në Instagram. Ky hap është interpretuar nga fansat si një dëshirë për një fillim të ri pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova.


Shtuar 4.03.2026 16:53