Miqësia mes Jasmin Kadriut dhe Ola Zenelaj është një nga më të bujshmet në “Për’puthen”. Në fillim kjo e fundit u paraqit si armike e bukuroshes brune duke zbuluar se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Pavarësisht se ato pranuan më vonë se armiqësia mes tyre nuk ishte fare e vërtetë por u bë për efekt të spektaklit, para disa kohësh Ola tha në “Top Arena” se nuk flet më me Jasminën duke mos treguar arsyen. Pas gjithë kësaj drame, dyshja u shfaqën sërish bashkë e tani nuk dimë së fundmi në pushime.
Mirëpo ditën e sotme ato kanë përfunduar të dyja në spital. Ola dhe Jasmina kanë publikuar foto nga ambientet e spitalit ku shfaqen duke bërë serum. “Se di çbëhet kështu”, – shkruan Jasmina krah fotos në fjalë kurse Ola shkruan: “Tallem, tallem por edhe s’tallem”.