Emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur ndryshe si Jozi, është përfshirë në një incident në Gjilan të Kosovës, teksa raportohet se shoqëruesi i tij është përleshur me një recepsionistin e një hoteli.
Mediat kosovare shkruajnë se këngëtari kishte shkuar në një hotel, bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira.
Por mungesa e dhomave të lira, ka bërë që situata të përfundojë në përleshje fizike mes Gashit dhe recepsionistit të hotelit, ku raportohet se janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.
Ndërsa raportohet se këngëtari Jozefin Marku nuk është përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.
Po ashtu bëhet me dije se policia e Kosovës po heton këtë rast.
Kujtojmë që Joz Marku u bë i njohur falë formartit “Big Brother VIP Albania”, teksa në fundin e rrugëtimit të tij në këtë profram televiziv, goditi me shuplakë këngëtarin nga Kosova, Gjesti.
