Çfarë ndodhi në BB VIP? Valbona Mema bën gati valixhet për t’u larguar në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Armaldo Kllogjeri ishte i pari për këtë edicion që u vendosur përballë “Kutisë së Pandorës” në “Big Brother Vip”, të cilën pranoi ta hapë pa u menduar fare dhe iu plotësua një dëshirë.

Maestros iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares në “Kampionatin Europian 2023”, ndërsa si dënim Armaldo duhet të zgjidhte 4 banorë për do t’ju hequr të drejtën për të nominuar.

Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nomonomin.

Emri i këngëtares Valbona Mema u tha i pari nga Armaldo dhe me sa duket kjo nuk i pëlqeu aspak asaj. Që në Prime-in e mbrëmshëm nisi një debat mes Valbonës dhe Armaldos, i cili duket se vijoi edhe më pas. Gjatë Prime-it Valbona tha se është ‘sulmuar’ nga Armaldo që prej ditës së parë dhe se nuk e kuptonte arsyen e kësaj gjëje. Megjithatë si një prej arsyeve Valbona veçoi edhe “xhelozinë artistike.”

Në orët e vona të natës Valbona nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia. Debati me Armaldon dhe mënyra se si mund të ketë reaguar djali i saj, me të cilin kërkoi të flasë, e ngarkuan shumë këngëtaren dhe ajo nisi të bënte gati valixhet për të dalë. Banorët janë mbledhur menjëherë ta qetësojnë, madje ajo u pajtua me Armaldon.


Shtuar 29.01.2023 10:19