showbiz

Çfarë i ndodhi Mateo Borrit? Largohet papritur në mes të emisionit

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë transmetimit të fundit të emisionit “Top Arena”.

Menjëherë pas përfundimit të intervistës me të ftuarën Valbona Mhilli, moderatori Edi Manushi iu drejtua Mateo Borrit, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore.

Të lidhura

None found

“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, e pyeti Manushi.

Mateo u përgjigj shkurt se do të qëndronte në studio deri në publicitet, por moderatori ndërhyri menjëherë, duke vendosur ta largonte nga emisioni për të pushuar.

“Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, tha Manushi.

Më pas, ai iu drejtua stafit në prapaskenë, duke kërkuar që të kujdeseshin për Mateon dhe ta shoqëronin drejt shtëpisë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se cili ishte problemi shëndetësor që e detyroi Borrin të largohej nga studio.

Tags: emisionmateo

të fundit

Quni mohon ekzistencën e fraksioneve në LDK: Debati i brendshëm është shenjë vitaliteti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke thënë…

7 minutes ago

DZZHTI: Maqedonia e Veriut po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro, që pëfaqëson…

8 minutes ago

Cana: Asnjë rast i ri me Ethet e Nilit Perëndimor prej katër ditësh, tetë të hospitalizuar në Klinikën Infektive

Tetë pacientë me formë të konfirmuar neuroinvazive të etheve të Nilit Perëndimor janë të hospitalizuar aktualisht në Klinikën për Sëmundje…

8 minutes ago

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë duhet të zbatohet

Gjykata Kushtetuese ka reaguar këtë të hënë lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit. Në…

9 minutes ago

Rrobat prej liri ju mbushen me rrudha sapo i vishni? Ja zgjidhja e shpejtë pa hekur

Rrobat prej liri rrudhen shpejt? Zbuloni si t’i hiqni rrudhat pa hekur dhe pa dërrasë hekurosjeje, vetëm me një truk…

12 minutes ago

Jaguar Land Rover planifikon shkurtime, mund të preken deri në 4 mijë vende pune

Jaguar Land Rover (JLR) ka nisur një program për largime vullnetare nga puna, në kuadër të planit për të kursyer…

12 minutes ago