Categories: kosovë

Grave deputete dhe asambleiste mblidhen për të luftuar dhunën me bazë gjinore

Asambleja e Grave Parlamentare dhe Asambleiste do të zhvillohet nesër, më 25 nëntor, me organizimin e Grupit të Grave Deputete. Aktiviteti shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Takimi nis në orën 10:00 në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe do të mbahet me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.

Të lidhura

None found

Gratë deputete dhe asambleistet do të diskutojnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Në fokus do të jenë edhe mundësitë për të rritur rolin e grave në hartimin e politikave dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, sidomos ato që u ofrohen të mbijetuarave të dhunës me bazë gjinore.

Organizatorët synojnë që përmes Asamblesë të forcojnë bashkëpunimin institucional dhe të trajtojnë problemin e pandëshkueshmërisë, duke vënë theksin te drejtësia dhe mbrojtja e viktimave të dhunës.

të fundit

Rashiq kritikon deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse

Partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad  Rashiq, bëri të ditur se deklarimet e deputetit…

18 seconds ago

Klekovski: Masat kundër duhanit do të përcaktohen pas ndryshimeve ligjore

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se po pret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen nga Pirja e Duhanit,…

4 minutes ago

LSM kundërshton Risteskin: E diela të mos kthehet në ditë pune

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, reagoi ashpër ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës,…

4 minutes ago

Fier, i mituri dyshohet se plagosi me thikë në bark punonjësin e një fast food-i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…

8 minutes ago

Pa asnjë fitore këtë sezon, 13 skuadra evropiane mes tyre edhe klube nga ligat e mëdha

Kanë kaluar pothuajse katër muaj nga fillimi i sezonit futbollistik në Evropë, por 13 skuadra ende nuk kanë arritur të…

9 minutes ago

Rreth 1,200 kamionë presin në një kolonë 42 kilometra në mes të bllokadës amerikane ndaj Iranit

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…

9 minutes ago