Aktorja e suksesshme turke, Nurgul Yesilcay, e njohur si Gylseren në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ka qenë së fundmi në axhendën e revistave turke për postimet e saj në rrjetet sociale.
Sipas CNN Magazin, Nurgul ka tërhequr vëmendjen e fansave me postimet e saj argëtuese kohëve të fundit.
“Nuk dua drama. Nuk dua më drama në jetën time. Jam lodhur duke qarë, dua role argëtuese”, shprehet aktorja.
Mirëpo Yesilcay ka rënë në sy edhe për kilet e tepërta që ka humbur. E pyetur nga fansat për këtë ajo tha se gjithçka ka të bëjë me ushqyerjen.
“Kam ndenjur pa ngrënë katër orë para se të flija, dhe prisja të kalonin katër orë për të ngrënë pasi zgjohesha. Asnjë ëmbëlsirë apo çokollatë, kam eliminuar sheqerin, thuajse totalisht”, shtoi ndër të tjera Nurgul.