showbiz

“Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

Ngjarjet brenda “Big Brother VIP Albania” vijojnë të mbajnë publikun të mbërthyer, ndërsa rrëfimet e finalistëve po zbulojnë anë të panjohura të eksperiencës së tyre në shtëpinë më të famshme në vend.

Gjatë intervistës me Heidi Bacin, finalisti Mateo Borri ka ndarë disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpi, duke prekur edhe situata që e kanë vënë emocionalisht në provë.

Të lidhura

None found

I pyetur për momentin më të vështirë, ai u shpreh:

“Ka pas disa… ka qenë momenti i ‘prime’-it me Brikenën, kur kam thënë historinë dhe kur më ka vënë Brikena në nominim, sepse thoja ‘çfarë i kam bërë unë kësaj vajze, ça të thashë…’. Nuk ishte problemi që kisha 17 veta kundra, por atë që do ta kesh kundra, nuk do as veten tënde…”

Mateo tregoi gjithashtu se një tjetër periudhë shumë e vështirë për të ka qenë fillimi i lojës, ku është ndjerë nën presion të vazhdueshëm:

“Unë them që si momenti kur kemi hyrë në fillim, ka qenë shumë e sikletshme, sepse duhet të vërtetoja që nuk kisha qëllime të këqija… presioni që kam pas në fillim, shumë i vështirë”.

Megjithatë, pavarësisht sfidave dhe tensioneve, ai ka qenë i vendosur të mos dorëzohet. I pyetur nëse i ka shkuar ndonjëherë ndër mend të lërë garën, Mateo u përgjigj prerë:

“Kurrë, asnjëherë… i vetmi moment që kam thënë që dua të dal jashtë, ka qenë dita e parë, nata e parë, sepse nuk e prisja që do të hyja tek akuariumi”.

Rrëfimi i tij ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për dinamikat e brendshme të shtëpisë, ndërsa finalja po afron dhe tensionet mes banorëve mbeten të larta.

Tags: Brikenamateo

të fundit

63 vjet nga atentati ndaj John F. Kennedy-t, tragjedia që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe misteret ende të pazgjidhura

Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota u tronditën nga lajmi për vrasjen e presidentit amerikan…

1 minute ago

Asist i Zhegrovës në triumfin e thellë të Juventusit ndaj Venezies

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, e ka kompletuar një ndeshje të…

6 minutes ago

Drita – Feronikeli 74: Publikohen formacionet zyrtare, Nuhiu dhe Berisha zgjedhin 11-she sulmuese

Drita do ta presë Feronikelin 74 në një përballje ku gjilanasit synojnë t’i rikthehen fitoreve në duelet e ndërsjella, pas…

6 minutes ago

Hykmete Bajrami i kërkon ZRRE-së sqarim publik për licencën e EFT-së së Vuk Hamoviqit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),…

9 minutes ago

Ministrat e Shëndetësisë së Kosovës dhe Shqipërisë zhvillojnë një vizitë në Spitalin e Gjakovës

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Klodiana Spahiu, kanë vizituar Spitalin…

10 minutes ago

Prokuroria mbyll hetimet, Xhensila Myrtezaj del para gjyqit për fshehje të ardhurash

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila akuzohet për veprën penale…

16 minutes ago