Që blogerja italiane Chiara Ferragni ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare Dua Lipa, këtë e dimë. E dimë edhe që janë shoqe të mira.
Mirëpo, së fundmi zbuluam faktin që blogerja ndjek gjithashtu në Instagram modelen e famshme shqiptare, Oriola Marashi!
None found
Nga një kërkim i shpejtë në Instagram vumë re se edhe Chiara i ka bërë follow back Oriolës, ndaj nisëm të vrasim mendjen çfarë fshihet pas kësaj!
Në rastin më të thjeshtë, ato mund të jenë njohur nëpërmjet kompanisë së famshme “Guess”, ku Oriola është imazh prej disa kohësh.
Megjithatë, na pëlqen të mendojmë se mund të fshihet diçka më shumë (pse jo ndonjë bashkëpunim).
Nga ana tjetër, Oriola vazhdon të jetë kryefjala e mediave rozë për marrëdhënien e saj me futbollistin Eros Grezda.
U tha se dysha ishte ndarë (edhe këtë na e tregoi një unfollow në Instagram), por duket se gjërat s’janë ashtu siç fliteshin.
I ftuar së fundmi në emisionin “Jashtë loje”, Eros ka pranuar se mes tij dhe Oriolës gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.
“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.
“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…