Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur.
Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin” dhe në skenë kishte zgjedhur që ta këndonte me reperin Capital T. Kjo performancë surprizë u prit mjaft mirë edhe nga publiku në sallë, ku ndodhej edhe modelja Adrola Dushi me shoqen e saj Kristina Baki. Teksa u fiksuan nga kamera, modelet nuk e fshehën entuziazmin pas performancës.
Modelja dhe reperi emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, prej kohësh kanë qenë qendra e vëmendjes në rrjet për një romancë midis tyre.
Ndonëse ata e kanë mohuar, komentet në rrjetet e tyre sociale nuk mungojnë asnjëherë.
Kujtojmë më herët në një intervistë reperi ka treguar pse e mban kaq hermetike jetën private.
“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi reperi.