Shqiptarja Marinela Shpati, është shpallur “Miss Michigan America 2022”. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes disa fotove që ka postuar në Instagram dhe ku shafqet me kurorë.
Bukuroshja shqiptare ka bërë një shkrim të gjatë ku ka falendëruar të gjithë mbështetësit e saj, ku veçon bashkëshortin dhe familjarët e saj.
“Jam vërtet e nderuar që jam Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithë atyre që besuan të unë dhe më dhanë mundësinë që të hap zemrën time. Faleminderit Michigan që më zgjodhe të të prezantoj. Jam përjetë mirënjohëse.Të dua! Faleminderit që më ke mbështetur gjithmonë dhe që ke besuar te unë”, shkruan ajo krahas fotove që shpërndan në Instagram.