Bujqësia në vështirësi/ Punë nga mëngjesi në darkë, i moshuari në Divjakë përballet me probleme: Jam i detyruar

Në këto temperatura të ulëta në Divjakë, Thoma Gjeka së bashku me bashkëshorten janë duke punuar në tokën e mbjellë me lakër që këtë vit nuk ka një çmim të kënaqshëm për ata.

Kushte në të cilat ai punon janë shumë të vështira. Për t’a ngarkuar prodhimin e t’a çoj në treg Thomait i duhet një punë e dyfishtë.

Më parë ai duhet t’a vjeli, t’a ngarkoj me një karrocë dore e më pas ta ngarkoj në rimorkio e improvizuar të motorit. Thomai tregon se del në punë që në orën 5 të mëngjesit dhe deri në orën 18 të mbrëmjes.

“Në moshën 70-vjeçare është e vështirë të punosh me bujqësi por jam i detyruar pasi pensioni 70 mij lek te vjetra nuk më mjafton”, tha fermeri Thoma Gjeka.

Ndryshe nga Thomai i cili është një banor i zonës Genci Bijka është një punëtor ne bujqësi që prej 13vitesh ka migruar në Divjakë nga fshatrat e Librazhdit.

Ai tregon se punon çdo ditë në tokat e Divjakës për të siguruar të ardhurat E 6 familjarëve të tij dhe pagesën e qirasë.

“Kriza për krah pune ka vënë në vështirëi shumë fermerë edhe në zonat më prodhimtare të vendit vitet e fundit”, tha punëtori i fermës Genci Bijka


Shtuar 3.02.2024 12:50