Modelja e njohur shqiptare, e cila është rritur në Itali dhe ka zhvilluar karrierën e saj atje, po bëhet protegoniste në “Big Brother VIP”.
Që në fillim ajo ndau krevatin me këngëtarin Ardit Çuni dhe nuk munguan aludimet se ata mund të jenë çift i ardhsëhm. Më tej me debatet dhe diskutimet ku ajo është përfshirë ka arritur të marrë vëmendjen njësoj si VIP-at e tjerë që kanë qenë të pranishëm në ekranin shqiptar prej vitesh.
Nuk dihet kush e ka në menaxhim Instagramin e modeles, por pak minuta më parë ka shpërndarë në profilin e saj një foto topless e cila ka rrëmbyer menjëherë qindra pëlqime./albeu.com/