Brad Pitt dhe Angelina Jolie kthehen sërish në dyert e Gjykatës

Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk kanë zgjidhur shumë nga mosmarrëveshjet e tyre që nga divorci i tyre në vitin 2019. Përveç kujdestarisë së fëmijëve dhe marrëdhënies së aktorit me ta, çifti dikur i dashur e ka lënë të hapur çështjen edhe me kantinë e tyre franceze.

Sipas Fox News, Pitt dhe Jolie janë kthyer në gjykatë këtë javë për pronësinë e Château Miraval. Në shkurt, Brad Pitt fitoi raundin e fundit në betejën e tij ligjore me ish-in e tij, mbi vreshtin e tyre francez prej 500 milionë dollarësh.

Ylli 60-vjeçar i Hollywood është paraqitur në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për Château Miraval, duke argumentuar se ai duhet të ketë shumicën e aksioneve në vreshtin e famshëm pasi Jolie, i shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronar i gjigantit rus të vodkës Stoli


Shtuar 13.03.2024 12:41