showbiz

“Bota do të ngjyroset portokalli!” Agron Llakaj merr në dorë sërish situatën pas 16 vitesh në “Top Channel”, i pranishëm dhe Albano Bogdo

Rikthimi i bujshëm i aktorit të humorit, Agron Llakaj, në skenën ku ai shënoi një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij ka bërë bujë në rrjet e jo vetëm. Ndërsa ditën e sotme, humoristi i cili pritet të marrë drejtimin e “Portokallisë” këtë sezon, ka dalë me një mesazh pak ditë para nisjes së sezonit të ri të programit.

“Bota do të ngjyroset me portokall, ngjyra e vetme e humorit!” shkruan Llakaj në postimin e tij të bërë pasditen e sotme në rrjet.

Të lidhura

None found

Përvec rikthimit të Agron Llakës në Top Channel, bëri bujë në rrjet ka bërë dhe pjesëmarrja e një tjetër aktori të humorit, Albano Bogdo i cili mësohet se do të jetë pjesë e aktorëve të “Portokallisë” këtë sezon. Ky i fundit shfaqet gjithashtu në videon e postuar ditën e sotme nga Agron Llakaj, ku duket qartazi se aktorët po përgatiten për të na dhuruar një sezon të ri të paharrueshëm.

Vetë Llakaj i cili pritet të kthehet në rolin e moderatorit dhe aktorit pas 16 vitesh mungesë në “Portokalli” e ka përshkruar këtë moment me një krahasim që i përshtatet humorit të tij, si “rikthimi i Odisesë”.

“Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që ‘Portokalli’ të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im është si rikthimi i Odisesë”, u shpreh Llakaj në një intervistë të dhënë për “Top Channel”.

të fundit

Eurostat: Të ardhurat e shqiptarëve u rritën në 2025-n, por u bënë më të varfër!

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më të varfër, pasi me…

10 minutes ago

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, njihuni me parashikimin e motit 18 nëntor 2026

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, për shkak të masave ajrore që do të sjellin…

20 minutes ago

Parliamentary investigation into the Arlinda Zekaj case: Peja officials to be heard today

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës…

27 minutes ago

Hetimi parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, sot dëgjohen zyrtarët e Pejës

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës…

37 minutes ago

Controversy over jobs for Granit Osmani’s family widens: brother-in-law Jusuf Sopi heads National Broadcasting with a salary of around 2,000 euros

Thellohet skandali në familjen e Granit Osmanit, drejtorit të VLEN-it. Pasi vetë është drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës,…

1 hour ago

Naser Zyberi backs VLEN’s proposal for the bar exam in Albanian: an important step

Naser Zyberi, njëri nga juristët më të njohur shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte pjesë e delegacionit të…

1 hour ago