Categories: showbiz

Agron Llakaj i kthehet pas 16 vjetësh “Portokallisë”, tashmë në krye të spektaklit të humorit në Top Channel

Pas një mungese 16-vjeçare, Agron Llakaj rikthehet në skenën e “Portokallisë”.

Të lidhura

None found

Humoristi tani vjen në një rol të ri, duke marrë drejtimin e spektaklit më të madh të humorit në vend. Përveçse moderator, ai do të interpretojë edhe si aktor në teatrin e Top Channel.

“Me përkrahjen e Lorit dhe të Top Channel, besoj se i kemi të gjitha mundësitë që ‘Portokallia’ të rifitojë shpirtin e atij që e krijoi, që i dha këtë emër kaq të veçantë. Unë isha i pari që erdha, dhe ky kthim imi është si rikthimi i Odisesë… por unë s’jam Odise Llakaj, jam Agron Llakaj. Mendoj se e qeshura sjell dashuri e ky është një mision tejet i rëndësishëm për kohën që jetojmë, ku besoj se ka shumë urrejtje,” tha Agron Llakaj.

Me dekada përvojë në skenë, ai premton risi dhe të papritura, të cilat do ta mbajnë publikun të ngjitur para ekranit çdo të diel dhe do të mbushin sallën e teatrit më të madh të humorit, që në këtë sezon do të transmetohet drejtpërdrejt çdo të premte.

“’Portokallia’ është sot e vetmja shtëpi e humorit në Shqipëri dhe krahas kontributeve dhe energjisë që kanë dhënë aktorët, ardhja ime nuk është një nisje nga zero, por një bashkim forcash. Shkëlqimit që të fal Top Channel, unë i sjell energjinë dhe përvojën time që ai shkëlqim të rritet më tepër. T’i rikthehemi publikut që duhet të na vijë javë pas jave, duke mbledhur së bashku të gjithë brezat që kërkojnë një humor cilësor,” shtoi artisti.

Nëpërmjet satirës, skeçeve, situatave komike dhe një larmie personazhesh, “Portokallia” do të pasqyrojë problematikat dhe ritmin e vrullshëm të ngjarjeve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë publikun të qeshë, por edhe të reflektojë.

“Humori është vëzhgues i realitetit. Nuk ka pak halle Shqipëria, ‘lënda e parë’ është që ne të gatuajmë një gjellë cilësore. Sa i përket politikës botërore, që në castin që mbërrita, sinjali i ka shkuar Trumpit. Ai e pranoi mirë, mendoj se do të kemi një bashkëpunim të frytshëm me Amerikën. Ai donte ta quanim ‘Orange’, por unë ngula këmbë ta quajmë ‘Portokalli’,” tregoi Llakaj duke qeshur.

Sezoni i ri do të sjellë gjithashtu fytyra të reja. Çdokush që zotëron talent në aktrim, imitim apo në të shkruajtur skeçesh mund të aplikojë në audicionet që do të zhvillohen nga data 2 deri më 16 shtator.

“Ata do të vijnë dhe do të kenë hapësirën e tyre, që do ta quajmë ‘dritarja e talentit të ri’. Nëse deri në muajin dhjetor do të dëshmojnë talent dhe fuqi për t’u bërë pjesë e ‘Portokallisë’, janë të mirëpritur,” përfundoi Agron Llakaj.

Premiera e spektaklit është caktuar më 2 tetor për publikun që do të ndjekë shfaqjen nga afër në sallë dhe më 4 tetor për teleshikuesit në Top Channel.

të fundit

Avatarët që ngjajnë me Lucian e “GTA VI”: Krijuesit pretendojnë të ardhura prej mijëra funtesh

Avatarë të frymëzuar nga protagonistja e lojës po tërheqin ndjekës në Instagram dhe abonentë në platforma me pagesë. Shifrat e…

2 minutes ago

Gjenerata Z interesohet sërish për iPhone 5C, të tërhequr nga fotografitë me pamje nostalgjike

Kërkimet për blerjen e telefonit të Apple të vitit 2013 janë rritur me 40.500 për qind, sipas Compare and Recycle.…

2 minutes ago

Probleme me shërbimet e Apple, mijëra përdorues hasin vështirësi me iCloud dhe aplikacionet

Mijëra përdorues të Apple po përballen me probleme në përdorimin e shërbimeve të kompanisë, pas një ndërprerjeje që ka prekur…

2 minutes ago

Sot seanca plenare për buxhetin 2027, PD ka paralajmëruar votën kundër

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në fokus të diskutimeve dhe votimeve do të jetë…

4 minutes ago

Këmbimi valutor 18 Nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet për 81.7 lekë dhe shitet për 82.9 lekë. Euro, blihet me 90.1 lekë…

8 minutes ago

Eurostat: Të ardhurat e shqiptarëve u rritën në 2025-n, por u bënë më të varfër!

Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më të varfër, pasi me…

20 minutes ago