showbiz

Pas “Përputhen”, ndryshime të furishme priten edhe në “Portokalli”, Agron Llakaj merr drejtimin e spektaklit, largohet Salsano Rrapi

Sezoni i ri televiziv në Top Channel pritet të na “servirë” ndryshime të shumta, ku pas ndryshimeve të bujshme në “Përputhen”, duket se televizioni pritet të bëjë lëvizje edhe në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Në rrjet ka qarkulluar lajmi se aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të marrë drejtimin e “Portokallisë”, një zhvillim ky i cili raportohet të vijë pas largimit të moderatorit Salsano Rrapi, ndërsa mësohet se Ilir Muhametaj do të vazhdojë të jetë regjisor i spektaklit të humorit.

Të lidhura

None found

Por largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel, pasi mendohet se është duke u folur me të për përfshirje në një tjetër nga emisionet e njohura të televizionit.

Kujtojmë se Llakaj, do të ketë rikthimin e tij në këtë spektakël humori pas 16 vitesh, një program i cili e bërë një prej emrave më të identifikueshëm të humorit televiziv shqiptar. Megjithatë vlen të theksohet që kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht as prej Top Channel, dhe as prej Llakajt apo Rrapit.

Ndërkohë kujtojmë se ndryshime janë raportuar të ndodhin edhe në “Përputhen”, prej ku është raportuar se Megi Pojani nuk do të jetë më në krye të emisionit, por vendin e saj do ta marrë Heidi Baci, ndërsa krahë saj spozohet të jetë edhe Ronaldo Sharka, ndërsa një tjetër emër që i bashkohet projektit është Erjola Doçi, e cila thuhet se do të ketë rolin e opinionistes. Po ashtu një lajm për rikthimin e Arjan Konomit në ekranin e Top Channel po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe në mediat rozë. Konomi pritet të ulet sërish në karrigen e opinionistit, rol me të cilin ka qendruar gjatë viteve të tij në program. Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga Top Channel në lidhje me këto ndryshime të bujshme në botën e showbiz-it dhe spektaklit.

të fundit

Dy vota bënë diferencën, Cubarsi humbi trofeun Kopa përballë Yamalit

Barcelona e humbi një tjetër çmim, por diferenca ishte vetëm dy vota: Pau Cubarsi mbeti shumë pranë triumfit në trofeun…

19 seconds ago

Trenchevska: Second budget revision shows fiscal failure and government irresponsibility, citizens pay the price

"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…

11 minutes ago

Sali and Mickoski meet Haxhiu: Fraternal relations with Kosovo, basis for new cooperation

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski sot ka pritur në…

11 minutes ago

Law on the Specialist Chambers remains stalled in the Assembly despite PDK’s call for completion within four weeks

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…

12 minutes ago

I tell you everything, but you don’t tell me” – testimony about Qerimi’s meetings in the espionage trial

Sot, është mbajtur seanca e radhës për të akuzuarit Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët akuzohen për veprën penale…

12 minutes ago

Arlinda Zekaj was killed despite reports and a protection order: Six questions that demand answers

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, nuk ishte një viktimë e panjohur për institucionet. Përkundrazi, rasti i saj kishte…

13 minutes ago