Pas 4 muajve izolim, banorët sot patën mundësinë të marrin disa informacione për botën jashtë nëpërmjet 40 fakteve, ku 26 janë të vërteta dhe 14 jo të vërteta. Ata kishin si detyrë të identifikonin se cilat fakte janë reale dhe cilat jo. Mes lajmeve ishte edhe një lajm për Bora Zemanin, ku thuhet se ajo është shpallur personazhi i vitit në 2021.
Donaldi ka qenë i pari ai që është përgjijgur duke thënë se, nëse kjo varet nga klikimet e njerëzve është e vërtetë që Bora mund të jetë shpallur personazhi i vitit 2021, por ka hedhur dyshime se ky titulli mund t’i jetë dhënë nga portalet.
Arjola: Bora Zemani shpallet njeriu i vitit për 2021…
Einxhel: Unë s’e besoj…
Monika: Kjo mund të jetë e vërtetë sepse ajo ka qenë shumë e klikuar
Einxhel: Nuk e besoj sepse në vitet në vijim janë shpallur njerëz të politikës
Beniada: Po mund të jetë
Donald: Patjetër që mund të jetë…Po çfarë janë portale, cila është njësia matëse?
Einxhel: Top Channel zakonisht e bën, por nuk e di nëse është e TOP kjo.
Beniada: Për mua vendoseni po.
Donald: Patjetër që po, për mua po.
Einxhel: Kanë qenë shumë emra ndër vite, ka qenë Rama, Bozo, Pipero, janë njerëz që kanë pasur një X kontribut…
Donald: Vendoseni po për mua…