Blero nis lidhjen e re të dashurisë me vajzën nga Prishtina

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, është parë së fundmi në shoqërinë e një femre misterioze në një nga lokalet e Prishtinës.

Nuk dihet nëse kjo femër misterioze është e dashura e re e Bleros, apo vetëm një nga shoqet e tij.

Nga poza, të dy duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shtuar dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Kujtojmë që lidhja e fundit e Bleros, mori fund vetëm pak javë më parë. Artistit të njohur shqiptar, Blero Muharremit, duket se nuk po i ecën asnjë lidhje dashurie.

Para një muaji, u raportua se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Peja, e cila kishte jetuar prej vitesh në Oslo të Norvegjisë, teksa këtë kohë po qëndronte në apartament të Bleros.

Por siç shihet kjo edhe nuk zgjati shumë, pasi dyshja nuk ndiqen tashmë as në rrjete sociale.

Sipas “Prive” ish-e dashura e tij, ka bërë edhe një shkrim në një postim të ndarë në “InstaStory”, që thuhet se është për Bleron.

“Veç një gjë e kam mësuar në jetë, ruaju prej atyre që të thonë gjithë kohën të dua. Besom. S’ke nevojë me i thanë të dua njeriut veç me vepra e tregon e je në rregull”, thuhet në postim.

Blero nga ana tjetër ka qëndruar në heshtje, duke mos bërë asnjë reagim në lidhje me këtë. Këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.

Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ku i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.

Blero i bëri asaj edhe një urim mjaft romantik për ditëlindjen e saj, ku me anë të një postimi në Instagram la të kuptohet se romanca e çiftit po zhvillohet në distancë.

Por edhe kjo lidhje mbërriti shpejt në fund, duke bërë që Blero të mbetet single, të paktën vetëm për disa ditë.


Shtuar 12.07.2025 12:13