Blero dhe Afrona flirtojnë në Instagram? Ja veprimi që i bëri “lëmsh” të gjithë

U bënë dy vite që Blero dhe Afrona i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin mirëpo se ç’po kurdiset në këtë mes…

Pasi realizuan një podcast “të ndjerë”, i cili nuk u publikua asnjëherë, pak më vonë Blero njoftoi pjesëmarrjen dhe detajet për performancën e tij në “Alba Festival”, mirëpo në seksionin e komenteve ra në sy një detaj.

Ishte Afrona ajo e cila kishte lënë një koment, duke i uruar fat në pjesëmarrjen e tij e duke i thënë që “ta digjte” skenën.

Ndërsa Blero i përgjigjet: “Nëse nuk vjen ti nesër se ‘knoj’ këngën tënde”.

U deshën vetëm këto dy komente që rrjeti të bëhej lëmsh, duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien e tyre. Epo mbetet për t’u parë…


Shtuar 22.06.2024 15:50

Tags: ,