Categories: showbiz

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Këngëtarja Blerina Matraku foli në emisionin “Goca dhe Gra” për marrëdhënien me kompozitorin Adi Hila. Ajo tha se i kishte besuar atij dhe nuk kishte qenë në dijeni që në banesë ishin vendosur kamera sigurie.

Të lidhura

None found

Matraku tregoi se ndjenjat e saj kishin qenë të sinqerta dhe se Hilën e konsideronte një prej personave më të afërt e të besuar në jetën e saj. Ajo kishte dashur ta bënte të lumtur dhe t’i qëndronte pranë, edhe për shkak të ngarkesave profesionale me të cilat ai përballej.

“E desha dhe e vlerësova shumë. E kisha vendosur mes njerëzve më të besuar, pas Zotit dhe familjes, e përpara vetes. Ndjenjat që krijova ishin të vërteta, të pastra dhe të çiltra. Doja ta bëja të lumtur, ta qetësoja dhe ta ndihmoja të përballonte ngarkesën në punë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja tha se në atë periudhë mendonte se ai ishte i ndarë dhe se u largua sapo mësoi që kjo nuk ishte e vërtetë. Ajo shtoi se nuk dëshironte të jepte më shumë hollësi për të mos prekur një familje.

Matraku u shpreh e indinjuar për atë që ndodhi, duke thënë se nuk do të kishte vepruar njësoj po ta dinte se materialet do të shpërndaheshin. Ajo deklaroi se nuk dinte asgjë për këtë mundësi dhe se ndihej e tradhtuar, e përdorur dhe e shitur si figurë që, sipas saj, ishte krijuar prej tij.

“Ai më ndihmoi të rritesha profesionalisht dhe më fliste për seriozitet e kujdes. Nuk ma merrte mendja se do të tregohej moralisht i papërgjegjshëm deri aty sa të vendoste kamera në dhomat e shtëpisë pa dijeninë time”, tha këngëtarja.

Ajo sqaroi se kishte ditur për një sistem alarmi, por jo për kamera sigurie. Sipas saj, po ta dinte se bëhej fjalë për kamera, do ta kuptonte se ato mund të vëzhgoheshin edhe nga një vend tjetër. Matraku shtoi se në atë periudhë kishte pasur vjedhje.

të fundit

Flakët përfshijnë çatinë e spitalit në Stamboll, evakuohen 40 pacientë

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

9 minutes ago

A vehicle explodes in Gjirokastër, two people taken to hospital

Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz”, mbrëmjen e sotme, në bulevardin “18 Shtatori”…

11 minutes ago

After leaving the governing majority and joining the protest, U.S. Ambassador Eric Wendt meets independent MP Marjana Koçeku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…

11 minutes ago

Kallas kundërshton lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse: Të hënën, BE miraton masa të reja kundër Moskës

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

11 minutes ago

Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, krenaria e FC 2 Korrikut pas rrugëtimit drejt Kombëtares

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…

17 minutes ago

Blerina Matraku: Për 20 vite i kam dhënë Adi Hilës më shumë vlerë sesa meritonte

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

18 minutes ago