Categories: showbiz

Blerina Matraku reagon për videon intime me Adi Hilën: I kërkoj falje Klaudias dhe vajzave të saj, mos e shpërndani më

Pas publikimit dhe qarkullimit në rrjet të videove intime, të cilat pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matraku dhe Adi Hilën, këngëtarja ka bërë reagimin e saj të parë publik.

Të lidhura

None found

Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, Matraku kërkon falje për veprimet e saj, ndërsa dënon ashpër shkeljen e privatësisë dhe u kërkon njerëzve të ndalojnë shpërndarjen e materialeve.

“Mjaft, mos shpërndani më”, është apeli që ajo u drejton qytetarëve. Artistja thotë se nuk synon të gjejë justifikime, por të pranojë përgjegjësinë për veprimet e saj, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim dhe respekt për dhimbjen që po përjeton.

Në vijim, ajo ka publikuar të plotë mesazhin e saj:

Sot nuk dua të mbrohem, por të kërkoj falje.

Faljen e parë ia drejtoj publikut dhe çdo personi që është tronditur, lënduar apo prekur nga kjo situatë.

Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe sinqeritet.

Ju lutem, për vetëm një minutë, largojini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë këdo. Përtej tyre është një njeri që po përballet me sfidën më të madhe dhe me një përgjegjësi të jashtëzakonshme shoqërore e personale, atë të moralit.

Nuk jam këtu për t’u justifikuar. Jam këtu për të pranuar përgjegjësinë time. Kërkoj falje për besimin që i dhashë dikujt në momentet më të brishta të jetës sime, besim që u përdor për arsye ende të panjohura dhe të paidentifikuara.

I kërkoj falje Klaudias dhe vajzave të saj për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, një faj që do të paguhet me drejtësinë hyjnore.

Edhe pse privatësia ime është cenuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, unë marr përsipër përgjegjësinë për veprimet e mia, edhe nëse do të më duhej t’i paguaja me jetë.

Jam vetëm një artiste me profil të ulët, pa famë, çmime apo mbështetje. Jam një grua që, për fat të keq, është përballur e vetme me vështirësitë e jetës dhe i është dashur të buzëqeshë, duke pretenduar se lotët në sytë e saj ishin lot gëzimi.

Sot po ju kërkoj publikisht: “Mjaft”.

Ju lutem, mos i shpërndani më.

Gabimi kërkon përgjegjësi, dhe këtë përgjegjësi po e marr mbi supe, ndërsa po e paguaj në mënyrë çnjerëzore.

Dhimbja kërkon respekt.

Ju lutem, mjaft.

Jam një njeri, privatësia e të cilit është cenuar.

Me përulësi,

Blerina Matraku

Shpresoj që mesazhi im të përcillet, pasi në këto momente është shumë e vështirë të kapësh fillin.

të fundit

Debate in the Laws Committee over territorial reform, DP: You are blocking our initiative; Manja: The proposals have been reviewed

Reforma administrativo-territoriale shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësime…

8 minutes ago

After intimate videos with Adrian Hila are published, singer Blerina Matraku reacts again: I can’t look my father in the eye …

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku, ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e…

9 minutes ago

Protest outside the Assembly continues even after bill approved

Edhe pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Çlirim Haziri,…

10 minutes ago

LDK MPs did not vote on changes to the Law on Specialist Chambers

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

10 minutes ago

Debate në Komisionin e Ligjeve për Reformën Territoriale/ PD: Po bllokoni nismën tonë, Manja: Propozimet janë shqyrtuar

Reforma administrativo-territoriale, shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e Partisë Demokratike, ngritën shqetësime…

10 minutes ago

Sentencing of former KLA leaders, Kosovo Assembly approves in principle amendments to the Special Court

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe…

11 minutes ago