showbiz

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Në një postim të gjatë, Matraku ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar falje për situatën dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.

Të lidhura

None found

Ajo ka thënë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa thekson se privatësia e saj është cenuar.

Më poshtë, deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.

Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, ‘Mjaft’,

Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente’.

të fundit

Iotova: Dialogue with North Macedonia, but not under pressure from ultimatums

Bullgaria është e gatshme për dialog me Maqedoninë e Veriut, por pa ultimatume dhe pa lëshime nga politika evropiane.Presidentja bullgare…

11 minutes ago

PRO: Nearly €1.6 billion was spent on gambling in Macedonia over six months

Pagesat në kazino, klube automatësh dhe bastore nuk po shënojnë ulje, edhe pse tashmë kanë nisur të zbatohen afatet për…

11 minutes ago

OVL-UÇK moves Monday’s protest to 9:00, in line with the Assembly session

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndryshoi orën e mbajtjes së protestës të hënën (5 tetor). Protesta e caktuar…

12 minutes ago

Speeches end outside the prime minister’s office, protesters march through Tirana: “Albania is making a revolution

Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin drejt rrugëve të Tiranës. Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe…

13 minutes ago

Scandal involving Raiffeisen Bank escalates as money disappears even from blocked accounts

Situata lidhur me zhdukjen e parave nga llogaritë e Raiffeisen Bank është përshkallëzuar edhe më tej, pasi informacionet më të…

13 minutes ago

Fatal crash in the US: 16-year-old loses control of SUV and crashes into car where 51-year-old chef was sleeping (VIDEO)

Një aksident tragjik në SHBA i ka marrë jetën një kuzhinieri 51-vjeçar, i cili në momentin e përplasjes ndodhej duke…

14 minutes ago