Biseda me Florin që bëri të qante Mateo Borrin në Big Brother, u përmend Ildi Pajtoni

Një bisedë mes Mateo Borrit dhe Florjan Allës në “Big Brother VIP Albania” përfundoi me lot dhe tensione mes tyre.

E gjithë biseda nisi për palestrën derisa në një moment Flori me humor i drejtohet Mateos duke i thënë: Kur kam bërë unë palestër, ti nuk e dije çfarë ishte. Shitet palestra me gjithë girat.

Përgjigja e Mateos ishte e prerë: “Palestra ku unë punoj nuk ka për t’u shitur kurrë”. Kjo u pasua nga Flori, i cili në kuadër të humorit përshëndeti pronarin e palestrës ku punon Mateo.

Në këtë çast Mateo u nervozua dhe i kërkoi disa herë Florit të mos e përmendte më. “Pusho, mos e përmend më se ta shpjegoj unë kur të jemi vetëm”, i tha Mateo.

Nuk zgjati shumë dhe Mateo shpërtheu në lot ndërsa Flori i kërko të falur dhe shpjegoi disa herë dhe me banorët e tjerë që nuk ishte aspak diçka tendencioze.

Mateo punon në palestën në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motorr më 25 korrik 2024. Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.


Shtuar 7.01.2026 21:30