Billie Eilish vlerësohet si ”Artistja e vitit” nga AMA

Këngëtarja Billie Eilish u vlerësua si ”Artistja e vitit” nga American Music Awards, raportojnë mediet amerikane.

Këngëtarja amerikane e muzikës pop fitoi çmimin më të rëndësishëm nga AMA duke mposhtur të nominuar të tjerë si Taylor Swift, Kendrick Lamar, Sabrina Carpenter, Morgan Wallen dhe Zack Bryan.

Gracie Abrams fitoi çmimin për ”Artistja më e mirë e re”.

Sza fitoi çmimin ”Artistja më e mirë R&B”.

Kënga më e mirë R&B shkoi për ”Saturn”.

Becky G mori çmimin si ”Artistja më e mirë latine”.


Shtuar 27.05.2025 11:38