Këngëtarja Big Mama dhe Alba nuk kanë ndalur me debatet në Ferma VIP, qoftë edhe për fshesën.
Sot, pasi i dha detyrë Albës për të fshirë shtëpinë, kryefermeri Frederiku ndërroi mendje dhe urdhëroi Keisin t’ja merrte punën Albës.
Kështu ka nisur një debat mes vajzash. Por Big Mama nuk është mjaftuar me aq. Për t’i dalë në krah Kejsit ajo ka tentuar t’i marrë me forcë fshesën Albës, por nuk ia ka arritur.
Ofendimet nga ana e këngëtares nuk kanë munguar.
“Kur të kesh një arsye se çfarë të kam bërë atëherë më trego sa pa respekt jam“, i është përgjigjur Alba e cila ka marrë një lum kritikash mbrapsht.