Lajmi që të gjithë po e prisnit më në fund ka ardhur! Pas kaq shumë kohe pritje, emocione dhe kuriozitet, publikohet data e nisjes së edicionit të BBV. Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova zyrtarisht do të nisë më 17 nëntor.
Spektakli më i madh televiziv në vend do të fillojë të hënën e ardhshme dhe pritet të ketë risi, emocione dhe më surprizues se kurrë më parë.
Brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë do të futen personazhe të njohura nga fusha të ndryshme, që do të sjellin drama, emocione, argëtim dhe shumë energji pozitive.
