Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i çmimit të madh.

Në një spektakël madhështor mbrëmjen e djeshme, deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Vizion Plus, Ferma VIP ka dhuruar spektakël.

“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”, u shpreh Luana mes emocionesh, ndërsa lexonte verdiktin e publikut.

Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.

Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.

Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave, u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.


Shtuar 21.06.2025 07:46