Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur

Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Gjatë gjashtë netëve të performancës (5, 7, 10, 12, 14 dhe 16 qershor), këngëtarja mirëpriti mbi 275,000 spektatorë dhe gjeneroi më shumë se 45 milionë paund (rreth 61 milionë dollarë), duke vendosur një rekord për numrin më të madh të biletave të shitura dhe për të ardhurat më të larta ndonjëherë në këtë stadium.

Ajo bëhet artistja me më shumë net të koncerte të mbajtura ndonjëherë në stadiumin londinez, duke kaluar edhe suksesin e saj të mëparshëm me turneun “Renaissance” në vitin 2023, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Beyonce thuhet se i ka lëshuar suitën luksoze në hotelin Corinthia këngëtares Mariah Carey, duke u larguar përpara se kjo e fundit të mbërrinte për performancën e saj në “Summertime Ball”. Sipas burimeve, ky veprim u interpretua si një gjest respekti nga një yll për një tjetër.

Gjatë koncertit të fundit, Beyonce surprizoi fansat duke i uruar publikisht ditëlindjen binjakëve të saj, Sir dhe Rumi, të cilët mbushën tetë vjeç.

Vajza e saj e madhe, Blue Ivy, gjithashtu u pa në skenë, duke i përqafuar motrën e vogël në një moment familjar në mes të spektaklit.

Pavarësisht profilit të lartë, Beyonce dhe Jay-Z rrallë ndajnë detaje për djalin e tyre Sir, për të cilin gjyshja Tina Knowles ka thënë më parë se është i qetë dhe i prirur drejt numrave, ndryshe nga motra Rumi që shfaq kreativitet artistik.


Shtuar 17.06.2025 15:31