“Betohem për nënën në varr, që po të kisha mundësi do ta ktheja në shtëpi”, Arditi befason me reagimin pas largimit të Edit

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një bisedë e fundit mes banorëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes largimin e Edit nga loja.

Ludo e ka pyetur Arditin nëse, po të kishte mundësi, do ta kthente Edin brenda shtëpisë. Përgjigja e Arditit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.

“Po, me pasë mundësi e kisha kthy. Pasha nanën në varr, se unë nuk iu idhnova. Asnjë fjalë nuk i thashë”, — u shpreh ai.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe diskutime tek banorët, por edhe te publiku që po e ndjek nga ekrani.

Ndërkohë, Toney e ka pyetur Arditin se përse nuk është ngritur në këmbë për t’ia thënë Edit të mos largohej, nëse me të vërtetë e ka dëshiruar rikthimin e tij. Kjo pyetje ka hapur hapësirë për debat rreth sjelljes së Arditit në momentin vendimtar dhe nëse ai ka bërë mjaftueshëm për ta mbajtur mikun e tij në lojë.

Biseda vazhdon të komentohet brenda dhe jashtë shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tension e kuriozitet rreth marrëdhënieve dhe vendimeve të banorëve.


Shtuar 7.01.2026 14:57

Tags: ,