Besi dhe Fjoralba e nisin me “falje” finalen e Ferma VIP, zbulojnë arsyet pse munguan në gjysëmfinale

Ka nisur me entuziazëm, ritëm dhe mjaft “Solaritet” spektakli më i madh dhe më i veçantë në Shqipëri, “Ferma VIP”.

Moderatorja Fjoralba Ponari dhe kryeplaku Bes Kallaku kanë bërë “meaculpa” që në nisje të spektaklit, për mungesën e tyre në gjysmëfinale.

Fjoralba nuk ishte e pranishme mbrëmjen e së premtes për arsye shëndetësore, ndërsa Besi për shkak se humbi avionin.

Besi: Kemi 23 Prime këtu.

Fjoralba: Jo 23, kemi 22, një e kemi ndërmend. Ne të dy duhet të kërkojmë falje publikut. Unë jam mirë, por vijoj të marr trajtimin shëndetëor.

Besi: Shyqyr që je mirë.

Fjoralba: Shyqyr që erdhe shëndoshë. Megjithatë duhet të falenderojmë Sonilën dhe Kelin.

Besi: Dua të them që Kel Demi ishte një kryeplak i vërtetë.


Shtuar 12.06.2024 21:20

Tags: