Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

Mbrëmjen e djeshme, në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani, kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.

Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.

Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.

 

 

Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey:Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi i Ledionit, u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.


Shtuar 14.11.2025 15:00