Ben Affleck “braktiset” nga miku i ngushtë, Matt Damon mbështet Jennifer Lopez në procesin e divorcit

Jennifer Lopez duket se ka gjetur një aleat në divorcin e saj nga Ben Affleck. Bëhet fjalë për Matt Damon, “mikun më të mirë” të Ben Affleck, i cili e mbështet në këtë fazë të vështirë që po kalon.

Aktori, siç shkruan “Marca”, ka shprehur fuqishëm pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi Affleck e trajtoi ndarjen, duke e cilësuar sjelljen e tij si “mizore”. Ndarja e nisur nga artisti pas dy vitesh martesë, ka lënë tensione mes dy yjeve të Hollivudit dhe e ka vënë në pozitë të vështirë Damon.
Damon, i cili është mik i ngushtë me Affleck dhe Lopez, ka qenë gjithnjë e më shumë mbështetës për Lopez që nga divorci. Sipas një burimi, Lopez i beson atij dhe dëshiron që miqësia e tyre të zgjasë pas divorcit të saj.

Miqësia mes Damon dhe Lopez thuhet se është forcuar, veçanërisht gjatë shfaqjes së filmit të tyre të fundit “Unstoppable”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Me Affleck-un që mungonte dukshëm në event, Damon dhe Lopez u panë duke ndarë një bisedë të përzemërt me njëri-tjetrin. Burime pranë aktorëve thanë se Lopez është hapur me Damon për ndjenjat e saj, duke shprehur se sa e lënduar është nga divorci.

Ndërsa përkushtimi i Damon ndaj Affleck-ut është i pamohueshëm, ylli i “Good Will Hunting” po e ka gjithnjë e më të vështirë të falë sjelljen e mikut të tij.

“Matt ka qenë gjithmonë një mik besnik i Benit, por veprimet e tij ndaj JLo i konsideron tepër mizore”, shpjegon i njëjti burim i brendshëm. “Ai nuk po përpiqet të ndërhyjë, por ai mendon se Lopez meriton më shumë dhembshuri”.

Damon po bën çmos për të ruajtur miqësinë me Lopez dhe Affleck, pavarësisht tensioneve të fundit. Megjithatë, ndërsa Lopez vazhdon të mbështetet te Damon për mbështetje emocionale, mbetet e paqartë nëse marrëdhënia e Damon me Affleck do të dalë e padëmtuar pas divorcit.


Shtuar 22.09.2024 19:53