Futbollisti i kombëtares Mirlind Daku, përveç suksesit në fushën e blertë, një tjetër gol ka shënuar dhe në jetën private. Së fundmi Daku është bërë baba i një vajze me partneren e tij Vesa Vllasalliun.
Miresa është emri që kanë zgjedhur për të voglën e tyre, të cilin vetë Mirlind Daku e ka bërë publik shoqëruar me foton e ëmbël të vogëlushës.
“Elhamdulilah, falëmnderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë”, shkruan Daku në postimin e tij.

