Bëhet “e gjallë” Pipi Çorapegjata shqiptare, shikoni si duket pas kaq shumë vitesh (FOTO LAJM)

Romina Ruda e nisi rrugëtimin e saj në ekran në vitin 1998 dhe qëndroi në RTSH për dhjetë vjet. Pa u stepur, asokohe quhej fëmijë i famshëm, sepse e njihnin vërtet të gjithë.

Me flokët ngjyrë karrot dhe shkathësinë që e karakterizonte gjithmonë, Romina duket se ka mbetur pothuajse e njëjta dhe sot. Gjatë një interviste për emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv, e pyetur për këtë periudhë të jetës së saj, ajo u shpreh:

“4 vjeç kam filluar, 7 vjeç më morën që të isha bashkëprezantuese me Manjolën, me të cilën jemi akoma shumë mike. Unë mendoj që do të jem gjithmonë një fëmijë I madh, edhe shyqyr natyra më ndihmoi që nuk më rriti dhe aq shumë fizikisht, do jem gjithmonë një fëmijë I vogël në shpitr dhe një fëmijë që nuk I mbyllet goja. Për mua nuk ka qenë një gjë e jashtëzakonshme sepse nuk kisha vetëdijen që kjo që po ndodhte ishte ndonjë gjë aq e rrallë. Për mua ishte një gjë krej e zakonshme, sepse që kur kam filluar të mbaj mend, kam pasur prozhektorët mbi kokë.Isha mësuar dhe për mua ishte krej normale që dalin në skenë por di të them që më ka formuar në një mënyrë të pabesueshme, vetëm për faktin e mirëartikulimit, të rrjedhës së mendimeve kur bëhet fjala për një diskutim”, tha ajo.

Ndërsa tha se ekrani nuk ka qenë ëndrra e saj duke ndjekur rrugë të tjera në jetë që megjithatë e lidhin prap me botën e televizionit:

“U shkëputa nga ekrani, më pas pata dy rikthime të shkurtra, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë ekrani, Nuk është se kam pasur ndonjëherë ndonjë magjepsje ndaj ekranit” u shpreh ajo.


Shtuar 18.02.2022 14:31