Beatrice Luzzi flet gjerë e gjatë për Heidin! Ç’tha për romancën me Romeon?

Mikesha e ngushtë e Heidit, Beatrice Luzzi ka reaguar pas takimit me banoren e ‘Big Brother VIP Albania’. Në një intervistë për “Ftesë në 5”, teksa u pyet rreth faktit se si e shihte ajo romancën e Heidit me Romeon, Beatrice u shpreh se Heidi duhet ta ruajë shumë, madje edhe nga vetja.

“Takimi me Heidin ishte përtej reales, mund ta quaj një rastësi te universit pasi ishim veshur te dyja me te bardha gjithashtu edhe dhoma e gjitha e bardhë. Ishte me sureale se kurrë, mendoj se ajo nuk kuptoi asgjë nga ato qe i thashë dhe qe s’do mbaj mend asnjë nga fjalët e mia sepse vazhdonte te thoshte vetëm ‘absurde,absurde…’ Ishte diçka shume e bukur, shumë shume e bukur, kemi qeshur pa fund, të qeshura qe me kishin munguar shume në shtëpinë e Grande Fratellos dhe për sa i përket shtëpisë se BBV3 mund te them qe ishte e jashtëzakonshme, e madhe e bukur. Komplimente”

Ajo u shpreh se takimi me Heidin i dha shumë energji dhe lumturi.

“Përqafimi me Heidin ishte diçka e mrekullueshme, me dha një energji dhe lumturi qe… sapo e shohë Heidin me qesh menjëherë fytyra, nuk e di pse po kështu na ndodh. Dhe jam e sigurt qe do jete një nder te paktat me te cilën do mbaj shoqërinë edhe jashtë”

Po ashtu, Beatrice komentoi edhe lojën e saj në ‘Grante Fratello’, aty ku zuri vendin e dytë.

“Atëherë me erdhi keq?! Ne te vërtet jo, jo dhe aq. Më erdhi pak keq për fëmijët sepse unë arrita ne finale vetëm për ata, duke qenë se janë te rinj dhe normalisht qe kane atë shpirtin e konkurrencës, më erdhi edhe pak keq për leket qe nuk mora dot, për këto me shume, për famën dhe lavdinë jo sepse sipas meje un Grande Fratellon tim e bëra dhe e fitova, ndihem mire me veten ne ketë aspekt dhe e di qe se tradhtova dhe se zhgënjeva veten, jam e kënaqur , pak e dhimbshme por e kënaqur me veten”

Sipas Beatrices, Heidi nuk është person i ftohtë, por person që ka shumë vetëkontroll.

“Heidi nuk është person i ftohtë, sipas meje është një nga njerëzit me sensual qe kam njohur, të qenurit seksi nuk te bene te ftohte, është e vërtet qe ajo ka shume vetëkontroll por te kesh vetëkontroll nuk do te thotë se përdor vetëm logjikën,ajo përdor edhe gjuhën e trupit dhe e përdor shume mire madje. Kështu qe jo,te ajo shohë një njeri qe emocionohet dhe një njeri te matur,le te themi qe e ka me siklet ti tregoj emocionet por jo se nuk i ndjen”

Në fund, ajo s’la pa komentuar edhe raportin mes Heidit dhe Romeos.

“Jam shume e lumtur për te dhe ashtu si e këshillova duhet te kujdeset shume sepse te jetosh një histori dashurie ne Big Brother nuk është dhe aq e thjesht. E këshillova ta mbroj edhe nga vetja e saj madje sepse ndonjëherë ne kërkojmë dhe pretendojmë me shume seç duhet. I uroj më të mirat dhe ti shkoj sa me mbare kjo histori dashurie edhe pse si e shohë un Heidin… e shohë…nuk ka nevojë ajo sipas meje…”


Shtuar 22.04.2024 19:45