showbiz

“BBV Albania 5” nis këtë të shtunën/ Spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

Nis zyrtarisht nesër, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë.

Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve.

“Big Brother është një ngjarje më shumë se sa një program televiziv. Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve. Mund të presim nga të gjitha ngjyrat si në çdo sezon tjetër. Do ketë shumë surpriza, do ketë gjëra që ndodhin për herë të parë. Jam shumë entuziast për shtëpinë. Si kurrë ndonjëherë jam i lumtur të them që kjo është shtëpia më e bukur që Big Brother ka pasur ndonjëherë jo vetëm në edicionet e tija VIP. Urojë vërtetë të jetë një fillim i një aventure tjetër të paharrueshme, aty ku aventurat janë të gjitha të paharrueshme, Top Channel“, tha Ledion Lico-moderator BBVA.

Mbrëmjen e së shtunës, nën shkëlqimin e dritave, do të hyjnë një nga një banorët VIP, që priten me kureshtje nga publiku shqiptar.

Pas javësh hamendësime, është konfirmuar zyrtarisht konkurrenti i parë i Big Brother VIP Albania 5. Ai është Angelo Haruni, moderator i emisionit Top Talk Economy, në Top Channel.

“Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj.

Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot. Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund. Faleminderit për gjithçka. Tani… shihemi brenda shtëpisë”, tha Haruni.

20 dhjetori është fillimi i një sezoni të ri të Big Brother Vip. Moment ky prej të cilit shtëpia më e famshme në Shqipëri, do jetë e vëzhguar 24 orë, live në dy kanalet Big Brothet Vip 1 dhe Big Brother Vip 2 në DigitAlb.

Cdo gjë është gati. Një natë plot supriza, të shtunën ora 21:00, Big Brother VIP Albania 5, vetëm në ekranin e Top Channel.

Tags: albaniabbv

të fundit

Prokuroria mbyll hetimin për prokurimin e 19 spitaleve modulare: Nuk u gjetën prova për keqpërdorim

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur procedurën për prokurimet publike për ndërtimin e 19…

5 minutes ago

Vrasja e të riut në Ksamil/ Mediat portugeze: Trupi i pajetë i Luis Mendes do t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri

Mediat portugeze, i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me…

6 minutes ago

Misteri i atentatit ndaj oligarkut ukrainas në Monako: Gruaja që u pagua deri në 7 mijë euro për vrasjen u ekzekutua pak ditë më vonë

Një hetim i CNN sjell detaje të reja mbi atentatin ndaj oligarkut ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe ngjarjet e…

17 minutes ago

Laçi promovon në ekipin e parë sulmuesin Muhammad Aliyu Umar para debutimit me Elbasanin

LaciLaçi do të zhvillojë më 22 gusht ndeshjen e parë në Superiore përballë Elbasanit [...]Read More...

22 minutes ago

Emigrants Begin Returning to Greece, Long Queues at Kapshtica

Pas pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët kanë nisur kthimin drejt Greqisë. Fluksi i lartë i lëvizjeve është shënuar edhe në…

23 minutes ago

Zyrtare: Selmin dhe Melvin Hoxha vazhdojnë bashkëpunimin me Zurichun deri në vitin 2031

FC Zurich ka njoftuar zgjatjen e kontratave të dy vëllezërve, Selmin dhe Melvin Hoxha, të cilët kanë firmosur marrëveshje të…

23 minutes ago