showbiz

“Big Brother VIP 4” starton sonte, spektakli premierë nis me surpriza

Big Brother VIP Albania, starton sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.

Pas një pune kolosale, shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita.

Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.

Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.

Me teknologji moderne, mbi 100 kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë do të jeni syri i publikut, që do të ndjekë 24 në 24 jetën e banorëve nëpërmjet dy kanaleve BBV 1 dhe BBV 2 në platformën Digitalb.

Big Brother, nuk është thjesht një reality show, por është shndërruar në fenomenin televiziv që mban mbërthyer publikun shqiptar, duke e përfshirë në diskutime e debate sociale.

Spektaklin premierë me performanca ekskluzive dhe shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

të fundit

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e…

6 seconds ago

Live me Luizin”/ Fero rrëfen takimin me të bijën pas dy vitesh: E putha në ballë dhe u frikësova se mos më kishte harruar

Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e…

44 seconds ago

Gjykata i jep Olivier Martinezit kujdestarinë fizike të djalit; Halle Berry nuk mund ta mbajë natën për momentin

Aktori Olivier Martinez ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, aktores Halle Berry, për kujdestarinë e…

1 minute ago

Liverpool përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Federico Valverden

Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…

8 minutes ago

VIDEO/ Zjarr i madh në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, flakët lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…

14 minutes ago

Mucunski dhe Klein konfirmojnë thellimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetjen për rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

14 minutes ago