Bashkëshortja shtatzënë në gjendje të rëndë, Kozaku denoncon mjekët: Gruaja është me barrelë, thonë nuk ka gjë

Tiktok-eri i njohur, Kozak Braçi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon mjekët e spitalit të Lezhës për sjellje të papranueshme ndaj gruas së tij.

Sipas tij, gruaja shtatzënë ka pësuar një aksident dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që mjekët kanë marrë parà duke manipuluar dokumentacionin mjekësor.

Në video, Kozak shprehet: “Ngjoni doktorë, nan e motër, deri në fund kam me e ndjek atë dhe ato lekë që ke marrë nuk i ha ti në djersë të mia. Denisën do e marr dhe do i’a bëj letrat në Tiranë.”

Denoncimi i tij ka tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit dhe ka ngjallur shqetësim mbi situatën e pacientëve në spitalet publik.

VIDEO


Shtuar 12.12.2025 19:53