Bashkëshortja e këngëtarit Sabri Fejzullahut, Nera Fejzullahu, ka festuar dje ditëlindjen.
Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës, por padyshim që urimin më të bukur e mori nga Sabri Fejzullahu.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Sabriu zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar Nerën.
“Dashurinë, respektin, kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dasht, shumë të du, e kam me t’dasht përjetësisht se të kam gravur në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”.
Asaj i kanë përgatitur edhe një surprizë, nga e cila mbeti e përlotur.