Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 27- vjetorin e lindjes. Artisti i ndjerë u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2016-të pas një aksidenti me motor.
Ditën e sotme, motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, ka bërë një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto të tij, ajo shkruan nuk ka moment që nuk e ka në mendje dhe se koha kalon, por malli shtohet.
“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje. Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë. Festo me engjëjt, engjëlli im, dhimbja ime më e madhe.”, shkruan Barbana në dedikimin për të vëllanë.