Banori më i ri i BBV, por çfarë deklaronte Lorenc Hasrama për programin pak muaj më parë (VIDEO)

Lorenc Hasrama ishte një prej banorëve të rinj të “BBVIP”, që u bënë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, teksa duket se që në nisjen e aventurës së tij është bërë pjesë e dinamikave dhe e debateve në shtëpi.

Megjithatë pak muaj më parë, më saktësisht 4 muaj më parë, i ftuar në “Natën me Aulonën”, i pyetur pikërisht për një hyrje të mundshme në program, Lorenci dha një “jo kategorike”.

Artisti u shpreh në atë kohë se nuk do e përballonte një eksperiencë të tillë, nisur nga “tipi” që ka dhe do kishte frikë nga reagimi i tij në situata të caktuara në shtëpi, ku “mund të dilte nga vetja”.


Shtuar 15.03.2023 19:33